Dramatike dhe aspak normale vijon te jete situata per nje pjese te banoreve te prekur nga termeti i 26 nentorit.Familjare te cilet ishin njoftuar qe te dalin nga hotelet ne Shengjin qe me daten 31 janar, mesditen e sotme jane lene pa ushqim, kjo sipas tyre me urdher te Bashkise se Kurbinit.

Banoret tregojne se ajo cfare po ju behet eshte skandal dhe turp i madh dhe fajesojne bashkine e Kurbinit si pergjegjese kryesore te kesaj situate.

Te gjendur ne udhekryq dhe ne meshire te fatit, ata apelojne ndaj shtetit per ndihme.
Star Plus TV, ka tentuar te marre nje pergjigje zyrtare nga Bashkia Kurbin, ne lidhje me situaten e banoreve dhe largimin e tyre nga hotelet, por autoritetet e kesaj bashkie nuk kane dhene asnje shpjegim.

Me heret kryebashkiakia e Kurbinit Majlinda Cara kishte shpjeguar se nga hotelet do te largohen vetem familjet qe kane perfituar bonusin e qirase, ndersa realiteti tregon te kunderten.

Artikulli paraprakPD, ISH DEPUTETJA ULQINAKU REAGON PËR NGJARJET KRIMINALE
Artikulli tjetërLEZHË, DO SHEMBEN DY PALLATE, U DËMTUAN NGA TËRMETI