Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri pak pas mesnate në Kurbin.
Ervis Zyba ka humbur jetën nga plumbat e marrë në orët e para të ditës së sotme. Sipas policisë, vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit në një lokal muzike. Policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.