Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një fabrikë këpucesh në Shullaz të Kurbinit, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Flaket u shfaqen rreth orës 21 e 30 minuta te mbrëmjes të së premtes në magazinen e fabrikes dhe për shkak të materialit prej lekure dhe vajrave që ishin brenda u përhapen me shpejtësi.
Ka qenë roja i biznesit i cili ka konstatuar zjarrin dhe sinjalizuar menjëhere Shërbimin Zjarrfikes dhe Policinë në lidhje me rastin. Fillimisht në vendin e ngjarjes mbërriten zjarrfikesit e Kurbinit, por duke qenë se situata doli jashtë kontrolli u kërkua dhe mbështetja e zjarrfikesve të Lezhës, Kurbinit, Tiranes dhe Kamzes te cilët ndihmuan në shuarjen e flakave dhe shmangien e rrezikut për zonen e banuar aty pranë. Për shkak edhe të eres se fortë operacioni ishte mjaft i vështire, ndërsa për të garantuar sigurinë policia bllokoi rrugen e vjeter Laç-Milot. Zjarri u arrit të vihet nën kontroll pas rreth katër oresh pune në terren. Drejtori i Përgjithshem i Shërbimit Zjarrfikes Arben Cara thotë se u arrit të shpëtohen banesat dhe objektet e tjera përreth të cilat ishin të rrezikuar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.
Më shuarjen e flakeve ka nisur dhe përllogaritja e dëmeve të cilat jane te konsiderueshme, pasi njëra nga magazinat me vajra dhe lëndë të parë për prodhimin e këpuceve është shkrumbuar plotësisht.Po ashtu grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim, zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij zjarri.