Kurbini dhe Kruja u zgjuan këtë të hënë nen petkun e një mjegulle të dendur, e cila krijoj mjaft vështirësi në lëvizje.
Mjegulla nisi të shfaqet gjatë nates dhe vijoj deri në oret e paradites, duke mbuluar aksin rrugor Milot-Fushe Kruje e në drejtim të Vores. Në këto kushte policia rrugore u vendos në disa pika, duke këshilluar drejtuesit e automjeteve që të levizin me kujdes, për te shmangur aksidentet, pasi shikueshmeria në rruge ishte e kufizuar.
Mjegulla krijoj probleme edhe në aeroportin e Rinasit. Avionet u detyruan të qëndronin më ajer për disa minuta, ndërsa një pjesë e fluturimeve u shtyne per disa ore. Ndërkohe situata nisi te permiresohet në oret e drekes të së hënes, ku dhe vijoi fluturimi normal i avioneve.