Kurbini përkujtoi Gjin Pjetrin, heroin i cili udhehoqi lëvizjen për Pavarësi dhe organizoi ngritjen e flamurit në Milot me 28 nëntor të vitit 1912. Në 110 vjetorin e vdekjes së tij u zhvillua një veprimtari e veçantë ku ishin të pranishem, pasardhësve të familjeve të patriotëve kurbinas, që ndihmuan në ngritjen e flamurit të Pavarësisë, autoritete lokale, nxënës shkollash dhe shumë qytetar.
Drejtoresha e shkolles “Gjin Pjetri” Rajmonda Trokthi dhe Kryetarja e Bashkise Kurbin Majlinda Cara, vleresuan figuren e heroit dhe patriotëve të tjerë që dhanë kontributin e tyre në pavarësinë e kësaj treve.
Aktiviteti në përkujtim të Gjin Pjetrit përkoi edhe me festat e nëntorit dhe u shoqërua me këngë dhe valle patriotike nga trevat e Kurbinit.