Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka marrë pjesë sot në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.

Në një reagim të bërë në Twitter, ai shkruan se kjo ftesë është një nderim për të dhe përfaqësimin e vendit tonë.

“I nderuar të përfaqësojë Shqipërinë në Kurorëzimin historik të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla. Duke çmuar lidhjen tonë të fortë me Mbretërinë e Bashkuar, u dërgojmë urimet tona më të mira Madhërive”, shprehet Presidenti.

Artikulli paraprakBENET BECI PËR RTSH: SHKODRA, ARSYEJA PSE HYRA NË POLITIKË
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: E SHTUNË PAS DREKE..ME EDENJËN DHE EDONIN