Një burrë 89-vjeçar nga Islanda ka arritur të realizojë ëndrrën, për të cilin kaloi dy dekada duke punuar dhe pothuajse një jetë duke menduar për të.
Pas shumë përpjekjesh 89-vjeçari përfundoi punimin e doktoraturës dhe tashmë konsiderohet zyrtarisht fizikant.
Manfred Steiner kohët e fundit mbrojti me sukses punimin shkencor të diplomës në Universitetin Brown.
89-vjeçari e vlerëson shumë këtë diplomë, sepse është ajo që ai gjithmonë ka dashur në jetë.
“Unë ia dola dhe kjo është gjëja më e bukur që ka ndodhur në jetën time”, tha 89-vjeçari.
Steiner ëndërronte të bëhej fizikant që në moshën e adoleshencës, pasi u njoh me shkrimet dhe teoritë e Albert Einstein.
Por pas Luftës së Dytë Botërore, nëna dhe xhaxhai i tij e këshilluan se mjekësia do të ishte zgjedhja më e mirë në kohë të trazuara.
Kështu që ai u diplomua në mjekësi nga Universiteti i Vjenës në vitin 1955 dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara, ku përshkoi një karrierë të suksesshme në mjekësi.