Shkolla e mesme “Kolë Margjini” këtë vit mund të implementojë kurset profesionale edhe për të gjithë ata që ushtrojnë profesione të ndryshme por që nuk kanë një çertefikim zyrtar.
Drejtorja e shkollës pyjore Zhuljeta Fresku tregon idenë për kurset profesionale. Këtë vit ndryshe nga më parë pritet që të ketë një zgjerim të kurseve profesionale në shkollën “Kolë Margjini”. Të gjithë ata që ushtrojnë profesionet të cilat i ofron edhe shkolla pyjore edhe pse kanë përgatitjen në bazë të eksperiencës nuk bëhen atraktiv në treg për shkak se u mungon çertefikimi. Pak ditë më parë shkolla e mesme profesionale “Kolë Margjini” zhvilloi aktivitetin Ditët e Hapura për shkollat 9-vjeçare dhe tashmë synon të zgjerohet edhe me anë të kurseve profesionale për këdo.