Kurse shpëtimi në bregdetet , rregullat mbi sigurinë në plazh

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Turizmit vijon te jete prezente pranë pushuesve me kurset e shpëtimit të jetës në bregdetin Shqiptar. Kursi që synon parandalimin e aksidenteve dhe mbytjeve në det, përfshin: 1) Mënyrat e hyrjes në det për dhënien e ndihmës së parë 2) Manovrat e shpëtimit së viktimës ne det. 3) Mënyrat e transportimit të viktimës në breg. 4) Mënyrat e nxjerrjes së viktimës nga deti në tokë. 5) Manovrat bazë të jetë-shpëtimit kur viktima është jo-koshient E për t’i konkretizuar, roja bregdetare Ndriçim Rako ndau me të pranishmit eksperiencën e tij. “Është një rast për tu përgëzuar që jo vetëm ne si roje bregdetare por të gjithë të marrim vesh diçka sadopak”, tha Rako. Agjencia Kombëtare e Turizmit do te vazhdojë sensibilizimin në plazhe të ndryshme duke shpërndare për pushuesit 10 rregullat e Arta mbi sigurinë në plazh. “Është një tabelë që bashkia e Sarandës e ka të publikuar në plazhin përkatës, por edhe subjektet private duhet ta kenë e ta vendosin për pushuesit”, tha Çollaku. Demostrimi për këto kurse trajnuese, filloi me plazhet e Vlorës, Himarës për t’u zhvendosur këtë javë edhe në plazhet e Ksamilit dhe Sarandës. Këto kurse do te vijojnë përgjatë plazheve kryesore te gjithë vijës bregdetare shqiptare nga Velipoja e deri ne Vlore si dhe në plazhin e Pogradecit.

Artikulli paraprak“ZHDUKEN” BYZYLYKËT ELEKTRONIK NGA MINISTRIA E DREJTËSISË
Artikulli tjetërGJENDET NJË PERSON I PAJETË NË BREGUN E LUMIT ERZEN