Në institutin e kulturës “Yunus Emre” në Shkodër ka nisur kursi i shigjetarisë për dy grupmosha, fëmijë dhe të rritur. I pranishëm në prezantimin e këtij kursi që ushtrohet prej vitit 2020 në Shkodër ishte edhe koordinatori i “Yunus Emre” për gjithë Shqipërinë Oguzhan Sakoglu i cili tha se ka ka marrë formën e një sporti.

Lektori i kursit të shigjetarisë në institutin “Yunus Emre”, Samed Dani tregon se janë përfaqësuar në kampionate ballkanike duke bërë që Shkodra të marrë çmime të ndryshme edhe pse ka pak vite që ushtrohet si sport.

Disa prej shigjetareve që vijojnë këtë kurs si një pasion të tyren shprehen se do të synojnë përmirësimin e rezultateve në gara të ndryshme.

Në vitet në vazhdim pritet që kursi i shigjetarisë të zgjerohet edhe më shumë në Shkodër dhe gjithë vendin.

Artikulli paraprakFESTA E ZOJËS, KONCERTI MUZIKOR
Artikulli tjetërARRESTIMI I ILIR METËS, SEKRETARI I PL-SË KËRCËNON FORCAT OPERACIONALE: PO MARRIM EMRAT! SKUADRA TERRORISTE DO NDËSHKOHET PA MËSHIRË! MINISTRI ZAR ORDINER I RAMËS