Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar ditën e sotme se në dëshminë e dhënë nga 3 policët e rrëmbyer nga forcat speciale serbe, efektivët kanë qenë duke ngrënë drekë. Ai tha se në rrëfimin që secili prej tyre ka bërë, shprehen se 15 persona i kanë rrethuar dhe i kanë rrëmbyer në momentin kur po hanin bukë.

“Kanë qenë duke ngrënë drekë së bashku kur 15 persona i kanë rrethuar dhe i kanë sulmuar. Të tre kanë qenë bashkë dhe që të tre e thonë rrëfimin e njëjtë kur pyeten ndaras nga njëri tjetri nga ambasadori ynë Jashari. Kjo heq çdo lloj dileme për të drejtën e Kosovës. Vendi ku ndodhej tryeza e ngrënies është 7 metra larg makinës së policisë”- tha Kurti.

Ai kërkoi që NATO të dënojë agresionin e Serbisë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MËSON KUNDËRSHTARIN, JA ME KË DO TË PËRBALLET NË UEFA EUROPA CONFERENCE LEAGUE
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT/ DEPUTETËT QË BOJKOTUAN KËSHILLIN KOMBËTAR NJOFTOJNË LËVIZJEN E RADHËS