Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan me të cilin ka biseduar mbi ecurinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Erogan përshëndeti rezultatin e arritur në procesin e dialogut duke i shprehur Kurtit mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të ndihmuar. Ndërsa Kurti i shprehu sërish ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit shkatërrimtar që tronditi Turqinë.
Mes të tjerash ai e falënderoi edhe për mikpritjen në Stamboll në datën 3 shkurt ku patën një dialog në kuadër të forcimit të marrëdhënies së përhershme mes dy vendeve.

Në 27 shkurt, Kurti pati një takim me Vuçiç në Bruksel ku pavarësisht se nuk pati një marrëveshje, të dy palët u shprehën dakord për planin franko-gjerman.

Artikulli paraprakNDIKIMI I PASOJAVE TË TËRMETEVE TEK ZGJEDHJET NË TURQI
Artikulli tjetërRRËZOHET AUTOBUSI ME FËMIJË NË ALPET FRANCEZE, 21 TË LËNDUAR