Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës Ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë. Siç njoftohet, Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila u nënshkrua sot mes dy shteteve për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen. Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit.

U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova. Kryeministri përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Artikulli paraprakHYSAJ KRENARI E SHQIPËRISË, SULMI I QËLLIMSHËM
Artikulli tjetërI DËRGUARI I POSAÇËM I BE-SË PËR DIALOGUN KOSOVË-SERBI, MIROSLAV LAJÇAK MBËRRIN NË QEVERI