Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mbrojtje të Albin Kurtit pasi u godit nga deputetët e PDK-së në seancë plenare. Rama thotë se është e turpshme që në një seancë ku kundërshtia është demokratike e bëhet me fjalë e ide të përdoren grushte e sharje.

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”- thotë Rama.

Artikulli paraprakKURTI I RRETHUAR ME TRUPROJA, S’LEJOHET TË DALË NGA KUVENDI PAS PËRLESHJES ME GRUSHTA
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK, DEBATE NË KËSHILLIN BASHKIAK