Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me anë të një letre i ka kthyer përgjigje presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ku i ka kërkuar që të mos bëjë presion për krijimin e qeverisë së re.
Ndër të tjera në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit thuhet se Kushtetuta e Kosovës nuk i njeh presidentit diskrecion e as rol aktiv në krijimin e qeverisë, mirëpo shton se presidenti duhet të jetë neutral dhe i duruar.
Në fund të letrës Kurti shkruan se është shumë pranë një marrëveshje politike me LDK për krijimin e qeverisë së re kosovare, megjithatë shprehet se ende nuk e kanë gati propozimin për ndarjen e mandateve.
Kujtojmë se gjatë së premtes që lamë pas, Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar nga Kurti që të pranoj ose refuzoj mandatarin në mënyrë që t’i hap rrugë krijimit sa më të shpejtë të institucioneve.
“Duhet pasur parasysh edhe pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vërën ‘se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzoj të marrë mandatin’. Në cilin do rast, të pranimit ose refuzimit të propozimit të kandidatit/es për kryeministër,
luteni që të më njoftimin sa më shpejt, sipas premtimit tuaj nga takimi ynë, në mënyrë që unë të ndërmarrë hapat e përcaktuar me Kushtetutë dhe të dekretoj kandidatin/en për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës”, shprehej Thaçi.
Kohë nga presidenti për propozimin ka kërkuar edhe LDK-ja.