Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bashkëpunimi i ngushtë ushtarak i viteve të fundit me Rusisë dhe Serbisë duhet të shihet me shqetësim. Armatimi që Rusia ia garanton Serbisë, tha Kurti, nuk është për parada, por për luftëra.

Kurti theksoi se sa më parë që të avancojë integrimi i Kosovës, aq më i sigurt do të jetë rajoni në një intervistë për Televizionin Publik të Portugalisë RTP.

“Kosova duhet t’i bashkohet NATO-s. Kosova duhet t’i bashkohet BE-së. Kremlini po përpiqet të përdor Serbinë si proksi për destabilizimin e Ballkanit. Ajo (Serbia) është duke blerë pajisje ushtarake nga Rusia. Nga 49 avionë luftarakë MIG-29 që i kanë, 8 kanë qenë donacion nga 6 nga Federata Ruse. Është krijuar një trupë ushtarake e përbashkët mes Rusisë dhe Serbisë dhe siç e shohim edhe në Ukrainë, i gjithë armatimi që është blerë nuk është vetëm për parada, por është për luftëra”, ka theksuar Kurti.

Kurti ka kritikuar shtetet e BE-së që deri tani e kanë neglizhuar përgatitjen e përbashkët ushtarake të Rusisë e Serbisë përgjatë viteve të fundit.

“Pajisjet ushtarake janë fazë përgatitore për makineri ushtarake. Shumë shtete të BE-së e kanë neglizhuar këtë përgatitje të përbashkët ushtarake mes Rusisë dhe Serbisë”, ka theksuar ai.

Kurti ka kërkuar ndihmën e Portugalisë për të arritur te njohja e Spanjës. Ai ka kërkuar fillimisht njohjen e pasaportave dhe hapjen e zyrës ndërlidhëse spanjolle në Prishtinë.

Artikulli paraprak23 VJET NGA EKSODI I SHQIPTARËVE NGA KOSOVA
Artikulli tjetërPUTIN-PERËNDIMIT: MJAFT I DËRGUAT ARMË UKRAINËS OSE PASOJAT DO TË JETË TË PAPARASHIKUESHME