Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me të cilin ka biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti i ka thënë diplomatit gjerman se zgjedhja e kryetarëve në veri në zyrat e tyre duhet të trajtohet si gjë normale.

“Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur. Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale”, është thënë në Zyrën e Kryeministrit.

Artikulli paraprakQEVERIA PROJEKTVENDIM PËR SHKRIRJEN E STUDIMEVE ALBANALOGJIKE, JA RELACIONI PËR QËLLIMIN DHE OBJEKTIVAT
Artikulli tjetërTENSIONET NË VERI, ALBIN KURTI UL TONET