Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i pyetur mbi mundësinë e destabilizimit të situatës në veri për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale në 23 prill, u shpreh se nuk ka asnjë informacion të tillë nga agjencitë e hetimit

Kurti i bëri këto komente pas vendosjes së gurthemelit të objektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës ku u shpreh se Serbia po bën veprime të caktuara që nëpërmjet propagandës të frikësojë serbët lokalë në veri të vendit në mënyrë që këto të fundit mos të marrin pjesë në zgjedhje.

Mediat e Kosovës, shkruajnë se Kurti teksa foli për marrëveshjen me Serbinë, kërkoi zbatim të plotë nga ana e Beogradit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në votime në komunat e veriut të vendit.

Artikulli paraprakKONFERENCA KOMBËTARE E SPORTIT, EVIS KUSHI: NË 2022 MORËM 44 MEDALJE
Artikulli tjetërPE MIRATON VENDIMIN PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE PËR KOSOVËN