Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një konference për shtyp tha se ka vendosur ta heqë tarifën 100% për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars dhe shtoi se kjo është shenjë e gatishmërisë për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë dhe ftoi Beogradin zyrtar të zotohet që të ndërpresë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Kurti tha gjithashtu se nëse Serbia nuk vazhdon fushatën armiqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.

Kryeministri i Kosovës kushtëzoi edhe Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës teksa tha se paskësaj BE duhet të liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës dhe kërcënoi duke thënë që “Në rast se Serbia nuk e përfillë vullnetin e Qeverisë së Kosovës për eliminim e barrierave ekonomike, atëherë Qeveria nga data 1 prill do të nisë me implementimin e reciprocitetit, fillimisht në fushën e tregtisë e më pas në fushën ekonomike e politike”, duke shtuar se “nëse Serbia nuk reflekton, tarifa do të rikthehet përsëri”.

Më herët Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përsëritur kërkesën për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe pret që kjo të mos vonohet.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, tha përmes një komunikate se sekretari Pompeo gjatë takimit në Uashington me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe ritheksoi mbështetjen për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të vënë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor.

Sipas mediave në Kosovë, nga ana tjetër, i dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell ka thënë se “nuk do presë pafundësisht Qeverinë e Kosovës dhe Albin Kurtin për të hequr tarifën 100% ndaj mallrave serbe” dhe “nëse tarifa nuk hiqet deri në fund të kësaj jave, atëherë gjërat mund të përshkallëzohen deri sa ta konsideronin Kurtin si joserioz për partner të Washingtonit.

Artikulli paraprakSOCIALISTËT 3 DITË KONGRES EDHE MOCION PËR REFORMIM TË PS
Artikulli tjetërPOLICIA E SHTETIT JEP INFORMACIONIN ZYRTAR PER VETËVRASJEN E 47-VJEÇARIT QË EKZEKUTOI ISH-GRUAN E VËLLANË E SAJ, PLAGOSI NJE EFEKTIV TE FNSH SHKODER