Sipas studimit të fundit të “Glücksatlas” – “Atlasi i Lumturisë” pandemia e COVID-19 e ka ulur nivelin e lumturisë së përgjithshme të njerëzve që jetojnë në Gjermani në një shifrër të re historike.

Të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre të përgjithshme në një shkallë nga 0 në 10 – me 0 që do të thotë krejtësisht të pakënaqur dhe 10 plotësisht të lumtur.

Rezultati mesatar i 8,400 vetëve të anketuar ishte 6.58 – dhe kështu më i ulët se vitin e kaluar kur u arrit po ashtu pika e mëparshme e ulët prej 6.74.

Më të pakënaqurit në Berlin

Veçanërisht të pakënaqur janë banorët e Berlinit – kryeqyteti shënoi në vlerë prej 6.2, që është dukshëm nën mesataren kombëtare. Autorët e studimit thonë se kjo është për shkak se shumë njerëz në Berlin janë të vetëpunësuar. Personat e vetëpunësuar shpesh u goditën më rëndë nga mbylljet e COVID.

Landet e Saksonisë-Anhalt dhe Schleswig-Holstein janë më të lumturat në Gjermani – të dyja arritën një rezultat prej 6.78 në shkallën e lumturisë.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ NË ITALI, ALARM PORTOKALLI NË SARDENJË E BAZILIKATË, 7 RAJONE TË TJERA ME ALARM TË VERDHË
Artikulli tjetërSHQIPTARJA FITON ÇMIMIN E 2-TË NË BOTË DHE MERR DHURATËN E VEÇANTË NGA BILL GATES