Ndryshimi në hipotekë, dorëheqja te DAR. Kush e ka radhën?. Me date 8 gusht, Star Plus paralajmeroi ndryshime ne disa drejtori te rendesishme ne Shkoder, perfshi Hipoteken, Drejtorine Arsimore, dhe Drejtorine e Spitalit Rajonal.
Ndryshimet u argumentuan me analizen e 300 diteve te para te qeverise se re, dhe me nevojen e nje impakti te ri ne administrimin e qeverisjes nga koalicioni I majte, sepse ne kete analize, Shkodra nuk kishte dhene rezultatet e pritura.
Por nuk kaloi muaji dhe dy prej ketyre ndryshimeve te paralajmeruara nga Star Plus, u konfirmuan.
Madje, ndryshimi i pare, e qe erdhi menjehere, ishte ai I drejtorit te Hipotekes, ku Ilir Niklekaj zevendesoi Orest Vucajn, pas vetem pak muajsh qendrimi ne kete post.
Ndersa ndryshimi tjeter qe u be publik nje dite me pare eshte ai I drejtorise Arsimore te Shkodres.
Zyrtarisht, drejtorja e Drejtorise Rajonale te Arsimit, Erjeta Lacej dha doreheqjen. Madje, lajmi per doreheqjen, qe ne te vertete ishte perfolur prej muajsh ne Shkoder, u be publik nga burime brenda Minsitrise se Arsimit.
Tani duket se e kane radhen ndryshimet ne Drejtorine e Spitalit Rajonal ne Shkoder.
Ajo qe mbetet te shihet eshte nese do te kemi edhe nje tjeter doreheqje, apo nje zevendesim te heshtur te drejtoreve ne Shkoder.
Nga ana tjeter, pas skandaleve te medha qe kane perfshire vendin, e ku me I fundit eshte ai I bankes se Shqiperise, ku Guivernatori u arrestua, por nuk dha doreheqjen, eshte e veshtire te besohet se ne nje qytet si Shkodra, ka drejtor qe jep dorehqjen me vullnet te lire.
Kush pra, I komandon doreheqjet ne Shkoder?