At Gjergj Fishta O.F.M. ishte padyshim intelektuali autoritar më imponues i kulturës shqiptare për më se një gjysëm shekulli.

Kritika dhe studimet për Fishtën dhe veprën e tij kanë një histori mbi 100 vjeçare. Autori dhe vepra e tij kanë kaluar përmes një rruge ku nuk kanë munguar lavdërimet e sharjet. Parë në aspektin vëllimor ajo padyshim që përbën korpusin më të madh të shkruar për një autor shqiptar. Studiues të vjetër e të rinj, bashkohës e pasardhës, tradicionalistë e modernë kanë dhënë ndihmesën e tyre, duke shpenzuar kohë për Fishtën, pavarësisht cilësisë së saj. Sidoqoftë kritika e periudhës 1944-1990, si rrjedhojë e mungesës në qarkullim të veprës për këtë autor përbën një paradoks më vete, sepse ajo ka nxitur edhe vlerësime të gabuara dhe në mjaft raste tendencioze dhe dashakeqëse. Gjergj Fishta u bë shembull se si një njeri i përmasave unikale të botës shqiptare, të përgojohej, shahej e fajësohej në mënyrat më absurde e më të pamoralshme, me justifikimet më bajate e më antishkencore, sa edhe një njeri i zakonshëm do ta humbte drejtpeshimin e gjykimit nëse do të ndeshë në shkarrashkrimet e historianëve dhe kulturologëve të kooperativave socialiste të periudhës 1945-1990. Fishta përfaqëson shqiptarin fenomenal, njeriun, klerikun, poetin, dramaturgun, publicistin, oratorin, filozofin, estetin, kritikun, përkthyesin, pedagogun, sociologun, gazetarin dhe botuesin, politikanin dhe diplomatin, e mbi të gjitha atdhetarin e klasit të parë, i cili do t’i mungonte për 45 vjet me radhë leximeve e studimeve, por do të jetonte në mendjet dhe kujtesën e ish nxënësve, bashkëkohësve të shkolluar apo analfabetë, të cilët ia dinin poezitë përmendsh

Artikulli paraprakFRESSH, ELJO HYSKO KRYETARI I RI
Artikulli tjetërSHKOLLA E KAMICËS, APEL BASHKISË PËR FUSHËN SPORTIVE