Deputetët e Kuvendit përpos rrogës, kanë edhe përfitime të tjera shtesë për punën që bëjnë si të zgjedhur dhe përfaqësues të qytetarëve, edhe në një periudhë krize.

Shifrën prej 40 mijë eurosh vetëm për karburantin e kanë përfituar të gjithë ligjvënësit, 124 të zgjedhur. Ajo që bie në sy është se asnjë deputet nuk e ka refuzuar këtë pagesë. Duke i hedhur një sy listës së deputetëve rezulton se ata që kanë përfituar më shumë ose pagesën maksimale prej 40 mijë lekësh janë ata që përfaqësojnë edhe qarqet më të largëta. Në krye të listës qëndrojnë deputetët e Shkodrës, Vlorës dhe Korçës, të cilët kanë një kosto më të lartë për buxhetin e shtetit.

Por ka pasur edhe nga ata qe e kane refuzuar.

Lista, kush janë 10 deputetët që refuzuan dietat:

Pavarësisht se kanë të drejtë ta marrin si përfitim, 10 deputetë kanë refuzuar të marrin në muajin shkurt shpërblimin e dietës. Në total, 6 272 177 lekë ose rreth 50 mijë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit vetëm për dieta për ligjvënësit. Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti që janë disa deputetë e kanë refuzuar këtë përfitim ndryshe nga shumica.

Në listën e parlamentarëve që e kanë refuzuar këtë përfitim janë 6 deputetë socialistë dhe 4 demokratë.

Shumica socialiste përfaqësohet në këtë listë me kreun i grupit parlamentar Taulant Balla, kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, dy ish-ministrat e Drejtësisë Fatmir Xhafaj dhe Etilda Gjonaj, ish-ministrin dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë Damian Gjiknuri dhe biznesmenin Vullnet Sinaj.

4 demokratët që kanë refuzuar përftimin e dietës janë deputeti i qarkut të Vlorës Bujar Leskaj, ish-kreu i grupit të PD-së dhe deputeti i Tiranës Alfred Rushaj, ish-kryetarja e Forumit të Gruas, Albana Vokshi dhe deputeti i qarkut të Durrësit Oerd Bylykbashi.

Përftimin e dietës e kanë marrë plot 117 deputetë. Mes tyre, një listë e gjatë prej 97 ligjvënësish kanë marrë një shifër të konsiderueshme prej 75 250 lekësh ose rreth 600 euro që është edhe shuma më e madhe e përfituar për muajin shkurt.

Të njëjtën shifër kanë përfituar gjatë këtij muaji edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i demokratëve, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilët kanë përfituar 75 250 lekë dieta në muajin shkurt.

Artikulli paraprakRAPORTI I KLSH PËR VITIN 2021: ZBULUAM 616 MLN € DËM EKONOMIK SHKAKTUAR SHTETIT, SHKELJE EDHE NË AUDITIMIN E FONDEVE TË COVID-19
Artikulli tjetërVIJA E PARË E KONFLIKTIT ME RUSINË QË NGA VITI 2014, CNN: PËRSE PUTIN DËSHIRON RAJONIN E DONBASIT?