Libri “Konak” i artistit Edison Çeraj u bë pjesë e një diskutimi në kuadër të takimeve publike që po zhvillon Galeria e Arteve në Shkodër. Vetë autori tregon se libri “Konak” është një lloj kujtese qoftë për artistët por edhe për shoqërinë për të mos humbur vetveten në zhvillimin e vrullshëm të jetës në përgjithësi ndikuar edhe nga teknologjia.

Rubin Mandija, pedagog në universitetin e arteve në Shkodër i cili ishte pjesë e panelit të diskutimit tha se artisti Edison Çeraj bën atë që mungon në jetën artistike dhe kulturore, kritikën ndaj artit.

Libri “Konak” thotë pedagogu Mandija është një përmbledhje e gjëra tematikash e shprehur me një gjuhë të thjeshtë e kuptueshme nga të gjithë.

Edison Çeraj është lindur në Shkodër ndërsa prej vitesh është pjesë e universitetit të arteve në Tiranë si pedagog ndërsa ka çelur disa ekspozita, është përkthyes si dhe tashmë vjen edhe me botimet e tij si kritik arti.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE PA MAKINA
Artikulli tjetërMBLIDHET PAS 45 VITESH MATURA E “KOLË IDROMENO”