Përveç humbjes së origjinalitetit siç janë shprehur specialistët e ruajtjes së trashëgimisë, varri i artisit të madh shkodran Kolë Idromeno po dëmtohet dita-ditës si pasojë e amortizimit.

Fazë të dytë restaurimi siç deklaroi në nëntor të 2015-s zv/Ministri i Kulturës Zef Çuni, mesa duket nuk ka pasur. Ndryshimi ka qenë i madh para dhe pas restaurimit të këtij monumenti kulture të ndodhur në varrezat e Rrmajit. Përveç ngjyrës, e cila që pas ndërhyrjes nuk është më e njëjta, shumë elemente të këtij ndërtimi monumental kanë humbur. Së fundmi, pllakat e betonta të varrit po dëmtohen dita-ditës çka e rrit akoma më shumë nevojën për të ndërhyrë sërish në këto objekt me shumë rëndësi në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakKËLLIÇI: SKENARI DO TË PËRCAKTOHET NGA QYTETARËT
Artikulli tjetër“PLUMÇ” NË QËNDRËN RINORE ARKA