Star Plus ka trajtuar ditët e fundit por edhe më herwt mungesën e sigurisë përgjatë linjës hekurudhore. Fakti që nuk ka prezencë të mbikalimeve apo nën kalime për këmbësorët, kryesisht në lagjet më të banuara, këto të fundit janë të detyruar të ecin mbi shina.

Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se kalimi nëpër shinat ku lëviz treni është i rrezikshëm e megjithatë si pa gjë të keq për ta të ecësh mbi shina duket si dicka normale. Tashmë të ecësh mbi shina për banorët e zonave të banuara pranë hekurudhës është një ritual I përditshëm

Banorët tregojnë se janë dëshmitarë të dhjetra aksidenteve të ndodhura. Fatkeqësisht ata tregojnë edhe për njerëz të cilët kanë humbur jetën mbi këto shina.E në fakt mesa duket kjo është është zgjedhje e banorëvë për të kaluar mbi shina, pasi ekziston një rrugë tjetër.

Ndoshta e zgjedhin këtë rrugë për ti rënë më shkurtë. Shpresojmë që kjo kronikë të shërbejë si sensibilzim pë rata banorë të cilët banojnë në afërsi të hekurudhës të cilët duhet të tregojnë kujdes përpara se të ndodhë ndonjë tragjedi fatkeqësisht

Artikulli paraprakTREGTARËT, NUK GJEJNË QETËSI AS NË MERKATËN E RE
Artikulli tjetërBASHKIA RIKONSTRUKTON TRE RRUGËT NË BËRDICË