Ousmane Dembélé nuk rinovon me Barcelonën dhe klubi e ka nxjerrë në shitje. Francezi ka zgjedhur që muajt e fundit të kontratës të qëndrojë jashtë e të iki me parametra zero.
Por Hristo Stoichkov, ish-futbollisti i Barcelonës, ka kritikuar ashpër Ousmane Dembélé, i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin Blaugrana dhe për këtë u përjashtua nga skuadra:
“Si i huaj e kam njohur Barcelonën në kohën e Kubala, Carrasco, Lineker, José Mari Bakero, Julio Salinas. E dija mirë historinë e kësaj skuadre. Dembele kurrë nuk e kuptoi se çfarë është Barcelona. Nëse ai nuk dëshiron të rinovojë, të paktën mos ta njollosë stemën, mos ta veshë më atë fanellë, por të thotë: dua të iki.
Shpresoj që Laporta t’ia hapë derën dhe ta lërë të shkojë, sepse nuk e ndjen fanellën. Ato ngjyrat djersiten. Unë duartrokas Xavi që nuk e thirri për ndeshjen e fundit, dhoma e zhveshjes meriton respekt. 121 vite të historisë së klubit katalanas nuk e meritojnë këtë sjellje të tij”.