Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen në pallate sporti, auditore universitetesh apo të tjera mjedise të mëdha. Masa është marrë për të siguruar mirëadministrimin e procesit. Analiza e maturës shtetërore nxorri në pah fiktivitet të lartë notash në gjimnaze ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se në disa Qarqe administrimi i provimeve ka dështuar.

Në gjimnaze ka fiktivitet të lartë notash. Në gjuhë shqipe – letërsi dhe matematikë maturantët kanë diferencë tre deri në katër nota mes vlerësimit vjetor dhe provimeve të maturës. Kjo ka dalë në hap nga analiza e maturës shtetërore. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Aurora Balliu tregoi Qarqet më problematike. Kjo sipas ministres së Arsimit Evis Kushi tregon gjithashtu se administrimi i provimeve të maturës ka dështuar. Prandaj këtë vit maturantët do ti nënshtrohen testeve në pallate sporti, auditore universitetesh e të tjera hapësira të mëdha të cilat do të monitorohen me kamera.

Për herë të parë këtë vit për maturantët me aftësi ndryshe do të hartohet një test i veçantë. Ndërsa ata që zgjedhin të ndjekin studimet e larta për mjekësi të përgjithshme do të japin dhe një provim shtesë. Nga analiza e maturës rezultoi se lëndët më të pëqlyra janë biologjia, ekonomika dhe filozofia. Edhe këtë vit doli në pah se maturantët kanë mangësi në gjuhë shqipe letërsi dhe matematikë dhe njohuri më të mira në gjuhë të huaj.

Artikulli paraprakLIGJI I RI PËR BLETARINË, MINISTRJA KRIFCA: RRISIM VLERËN TREGTARE TË …
Artikulli tjetërMBYLLET PJESA E PARË E NDESHJES ERZENI-VLLAZNIA, 2-0 PËR SHIJAKASIT