Konstatimi I gjendjes në terren përsa I përket shërbimeve të higjenës që ofrohen nga Bashkia Shkodër dhe DAR, në shkollat e qytetit është qëllimi I hapit të parë të projektit “Monitorimi I Kushteve Higjeno- Sanitare”,organizuar nga LevizAlbania në bashkëpunim me tre shoqata të Shoqërisë Civile.
Ndërkohë sipas koordinatorit Haliti gjendja në shkollat e qytetit është e pranueshme megjithatë ka ende për të bërë.
Takimi sensibilizues mblodhi së bashku bordin e prindërve, drejtues të projektit përfaqësues të bashkisë, dhe dar, për të diskutuar mbi problematikat e higjenës dhe zgjidhjen e kësaj situate me rregulla të mirëfillta.
Problemet e higjenës që kanë shoqëruar shkollat e qytetit nuk janë aspak të vogla duke filluar nga mjediset e papastra dhe deri tek banjot të cilat lënë shumë për të dëshiruar.