Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me qendrën shëndetësore të rikonstruktuar në Bërdicë të Shkodrës. Rama shkruan se përmes imazheve tregohet se transformimet e mëdha bëhen me një punë të mirë.

Në videon e postuar nga Rama, doktori i qendrës, Teuton Muzaka shprehej se kushtet më parë kanë qënë skandaloze.

Në qendrën shëndetësore në Bërdicë kushtet kanë qënë skandaloze. Gjysma e qendrës shëndetësore ka qënë jo-funksionale. Sot jemi në një standart europian.

Pak ditë më parë, kjo qendër shëndetësore u inspektua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kemi krijuar një standard të ri shërbimi me përmirësimin e infrastrukturës në kujdesin shëndetësor parësor, një standard unik, siç është në këtë qendër shëndetësore në Bërdicë të Shkodrës,

ashtu është në 80 qendrat e rehabilituara deri tani, pjesa e parë e programit tonë të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Vijojmë këtë vit me rehabilitimin dhe pajisjen e 100 qendrave të reja në të gjithë vendin”, deklaroi Manastirliu.

Artikulli paraprak‘NE JEMI VËLLEZËR’, MITROVICA MBUSHET ME FLAMUJ RUS DHE FOTO TË PUTIN
Artikulli tjetërMOTI I KEQ/ SITUATA NË LEZHË E QETË, MIRDITA ‘E PUSHTUAR’ NGA AKULLI, RRUGA E KOMBIT E KALUESHME