Sot Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte kërkesën e opozitës duke njohur të ligjshëm procesin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, të cilin PD-LSI e bojkotuan dy vite më parë. Por cili është skenari i opozitës tashmë që padia e bërë nga Shoqata e Bashkive që drejtohej nga Voltana Ademi u rrëzua?

Lëvizjen e zbuloi vetë Ademi dy net më parë e ftuar në një emision në televizionin ABC. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës paralajmëroi se nëse Gjykata Kushtetuese nuk i shpall ilegjitime zgjedhjet do ta çojnë çështjen në Strasburg.

“Ne pretendojmë që ky proces ka qenë ilegjitim. Gjykata nëse do marrë një vendim, do marrë një vendim të qartë. Nëse s’jemi të kënaqur me vendimin do shkojmë në Strasburg. Nëse Kushtetuesja s’e merr fare në konsideratë të marrë një vendim në këtë rast bëhet e vështirë për të shkuar në Strasburg.

Kur e kam bërë kërkesën kam shpresuar të kishim një gjykatë funksionale”, tha Ademi.

Artikulli paraprakKUSHTETUESJA VENDOSI QË S’KA PËRSËRITJE TË ZGJEDHJEVE LOKALE, POR ÇFARË DO TË NDODHË ME METËN?
Artikulli tjetërSA TË STRESUAR JENI? KY TEST PSIKOLOGJIK I PËRGJIGJET PYETJES MË TË VËSHTIRË