Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh sot se marrëveshja me Italinë për emigrantët nuk përbën shkelje të Kushtetutës. Shehu shkroi në rrjetet sociale se ky është një keqpërdorim i dirigjuar i gjykatës nga regjimi dhe se ky vendim ishte krejt i pritshëm. Ai u shpreh se së pari u krijua pritshmëri e lartë pasi GJK e mori në shqyrtim çështjen, gjë që sipas tij u bë thjesht për të krijuar perceptimin e një drejtësie të pavarur që bllokon edhe marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri Rama.

Reagimi i plotë:

Nje keq perdorim i dirigjuar i asaj Gjykate nga rregjimi!
Per mua vendimi i sotem i Gjykates Kushtetuese ndaj mareveshjes me Italine per refugjatet ishte krejt i pritshem, nen regjine e nje skenari te pregatitur.
Ishte i paracaktuar, por qe u fut nga a i skenar qellimshem ne nje “rruge” disa etapa.
Pikerisht per te krijuar disa perceptime te ndryshme nga realiteti, iluzive:
1–Se pari u krijua pritshmeri e larte per miratimin e Mareveshjes ne Kuvend, qofte duke afruar daten e kalimit ne seancen plenare gjate dhjetorit.
2-Se dyti me buje Gjykata Kushtetuese vendos marjen ne shqyrtim te ankese ndaj saj e per pasoje bllokimin e shqyrtimit ne Kuvend ne dhjetor!,
Kjo thjesht per te krijuar perceptimin e nje drejtesie te pa varur, qe bllokon edhe mareveshjet e neneshkruara nga vete Rama.
Kete argument e perdori edhe Rama vete ne Shqiperi e Itali menjehere mbas atij “bllokimi”, duke ushqyer me kete aresyetim edhe mediat e opinionin shqiptar e italian.
3- Sot, sic ishte programuar e pritej, kjo Gjykate e konsideron kushtetuese ate, duke “shplare” keshtu Ramen nga cdo akt antikushtetues e dhene te “drejten e qytetarise” kesaj mareveshje.
Gje qe tashme perseri duhet ta besojne shqiptaret, italianet etj.
Se kjo Gjykate e kishte “demostruar qe eshte e pa varur”!!
Nje keq perdorim i “sofistikuar” ky i drejtesise me te larte shqiptare nga rregjimi.

Artikulli paraprakKËSHILLI I QARKUT SHKODËR DO TË DREJTOHET NGA SOCIALISTËT!
Artikulli tjetërPRESIDENTJA VJOSA OSMANI JEP LAJMIN, IZRAELI HEQ VIZAT PËR QYTETARËT E KOSOVËS