BLLOKU LDK-AAK-NISMA: DO TA RESPEKTOJMË VENDIMIN .
Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosovës ka pezulluar përkohësisht vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin final për kërkesën e deputetëve të PDK’së, i cili pritet të merret para 18 shtatorit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar kërkesën e deputetëve të Partise Demokratike te Kosoves, të cilët kanë kërkuar nga kjo gjykatë që të vendosë masë të përkohshme.
Dhe me këtë vendim pezullohet procesi konstitutiv i Kuvendit deri në një vendim përfundimtar. Po ashtu pezullohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit si dhe I kërkohet Kuvendit që të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës.
Ndaj vendimit te perkohshem te Gjykates Kushtetuese ka reaguar edhe blloku opozitar I Lidhjes Demokratike, Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe Nismes per Kosven, te cilet deklaruan se e njohin dhe do ta respektojne vendimin e Gjykates, por presin nga Kushtetuesja paanshmeri ne vendimin final.