Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar padinë e depozituar nga Shoqata e Bashkive, për përsëritjen e zgjedhjeve lokale të 2019.
Gazetarja Klodiana Lala, raporton se Gjykata kishte thënë para 2 nëntor, ku ishte dhe seanca e fundit, se do të tregonte vendimin brenda 30 ditësh, por ky vendim ka ardhur më herët.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me 6 bashkitë që janë ende pa kryetar, ndërsa po ashtu, pritet se çfarë arsyetimi do të japin 7 anëtarët e Kushtetueses. Gazetarja ndërkaq, u ndal dhe te shkarkimi i Presidentit Ilir Meta.
Brenda pak kohësh sipas saj, pritet që të thërritet në Kushtetuese Presidenti Meta, për të treguar faktet dhe provat e tij, e më pas, është kërkuar që të gjitha palët të japin pretendimet e tyre me shkrim, derisa çështja të kalojë në seancë plenare.