Kuvajti nënshkruan një kontratë për blerjen e 28 avionëve luftarakë

Kuvajti do të marrë 28 F-18 Super Hornet për të zëvendësuar një model më të vjetër të këtij avioni luftarak amerikan, në përputhje me kontratën e dytë në planin e armatimeve brenda këtij viti, njoftoi sot një zyrtar i lartë i ushtrisë kuvajtiane. “Vlera e kësaj kontrate nuk pritet të tejkalojë 5 miliardë dollarë (4,7 miliardë euro)”, njoftoi kreu i prokurimit të armatimeve ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes”, Gjeneral-major Lafi al-Azemi. Cituar nga agjencia zyrtare kuvajtiane e lajmeve “Kuna”, ky zyrtar i lartë shtoi se marrëveshja parashikon zëvendësimin e avionëve të modelit të vjetër Hornet që janë pjesë e forcave ajrore kuvajtiane

Artikulli paraprakDHUNUAN DHE GRABITËN ARGJENDARIN E MOSHUAR ITALIAN, ARRESTOHEN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKTORJA DHE MJEKJA ELIDA CANGONJI