Këtë të mërkurë, në sheshin para Bashkisë Shkodër, Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Kuvajtit dhe me mbeshtetjen e Bashkise Shkoder, ka kryer analiza diabeti dhe matje tensioni falas për publikun.
Përgjegjësi për veriun, Erion Hasmegaj, tha se kjo shoqatë ka vite që operon në Shqipëri, në ndihmë të shumë çështjeve sociale. Duke falendëruar shoqatën në fjalë, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, tha se kjo nuk është hera e parë që jepet asistencë e tillë nga Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi, ndërsa priten bashkëpunime të tjera.
Shoqata Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi është shoqatë humanitare që vepron në Shqipëri prej shumë vitesh dhe kontributi i tyre ka qenë shumë i madh edhe për Shkodrën. Aktiviteti i saj humanitar financohet nga shoqata humanitare kuvajtiane të cilat kanë ndihmuar në lehtësimin e vështirësive të ndryshme që ka hasur populli shqiptar.