Partia Demokratike zyrtare, ka bërë një reagim për Kuvendin Kombëtar të mbajtur ditën e sotme nga Rithemelimi.

“Mashtrime ordinere për hallet e tij, për t’i ikur llogaridhënies në zgjedhjet e 14 majit dhe hetimit të SPAK për korrupsion për aferën Partizani”, kështu e quan Kuvendin e Berishës, PD përmes një njoftimi për mediet të bërë përmes zëdhënëses, Mirela Karabina.

Në deklaratë nënvizohet se Berisha nuk dha sqarime as për humbjen e thellë në zgjedhjet e 14 majit dhe as për arsyet se përse është shpallur “non ngata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Partia Demokratike në njoftim thekson se arsyeja e shpalljes non grata të Berishës nga SHBA dhe Britania e Madhe është përfshirja në veprime korruptive “dhe përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij”

“Sali Berisha vazhdon me mashtrimet ordinere për hallet e tij dhe për t’i ikur llogaridhënies për humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit, për të cilën nuk thotë asnjë fjalë, edhe pse u kishte premtuar demokratëve që për 6 muaj rrëzon Edi Ramën. Mashtrimet e dala boje të Berishës kërkojnë të fshehin pazarin e tij me Edi Ramën, që kurorëzohet me kullën më të lartë të Ballkanit në Tiranë. Sa për arsyet pse Sali Berisha u shpall non grata, sot nuk ka shqiptarë që nuk e kupton! Argumenti i DASH për shpalljen non grata: “ Në cilësinë e tij si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes së tij, si dhe në shpenzimin e besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve të tyre qeveritare dhe zyrtarëve të lartë publikë”

Arsyet pse Britania e Madhe shpalli Sali Berishën non grata : “ Në lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsion”. Këto janë arsyet që Sali Berisha është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA-të dhe Britania e Madhe, të tjerat janë përralla dëshpërimi”. Karabina tha se Berisha po i përdor demokratët si mburojë të halleve të tij pasi i fshihet drejtësisë duke mos u paraqitur për aferën Partizani

“Sot Sali Berisha duhet t’u tregonte demokratëve që po i përdor si mburojë të halleve të tij: -Pse nuk shkon para drejtësisë të sqarojë akuzat ndaj tij për korrupsion, por fshihet pas demokratëve? -Pse nuk tha asnjë fjale për zgjedhjet e 14 majit? Shënoi humbjen më të thellë në zgjedhje, ndëkohë që i mashtroi demokratët se me të do të largohej Rama për 6 muaj. Sali Berisha nuk do të mund të mbrohet në përballje me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe Drejtësinë duke përçarë demokratët për interesat personale të tij”, thuhet më tej në reagim.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, HUMB JETËN 80 VJEÇARI
Artikulli tjetërKUVENDI KOMBËTAR I BERISHËS, MBAHET PROCESI I NUMËRIMIT TË VOTAVE PËR VOTËBESIMIN