Pas një seance të gjatë, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, Kuvendi i Shqipërisë arriti më në fund të votojë në parim projektbuxhetin e vitit 2018.
Në seancë, në momentin e votimit, ishin të pranishëm 121 deputetë, të cilët votuan në parim, ndryshimet e kërkuara nga mazhoranca. Projektbuxheti i vitit 2018, u votua në parim nga 75 deputetë, ndërsa projektligjet e veçanta u kaluan kryesisht me 74 vota pro, të mazhorancës.
Në Kuvend u votua edhe për emërimin e anëtarit të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), ku u zgjodh znj. Eriola Sadushi me 72 vota pro dhe anëtarit të këshillit drejtues të Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP), ku u zgjodh z. Ilir Zela, me 73 vota pro.