Pas 8 orësh debate dhe diskutime të forta Kuvendi ka miratuar rendin e ditës. Me 86 vota pro dhe një abstenim, Kuvendi ka miratuar me procedurë të përshpejtuar ligjin e Vettingut në Policinë e Shtetit.
Abstenim votoi deputeti i PD, Aldo Bumçi. Një tjetër vendim i rëndësishëm që është miratuar ka qenë edhe ai për bursën e energjisë që ka përçarë LSI. Deputetët e LSI, Haxhinasto, Rrokaj, Naço dhe Tusha kanë votuar pro në parim duke kaluar me 79 vota.