Seanca e sotme plenare ka nisur punimet e saj me debatet për bujqësinë.

PD e lidhi bujqësinë me prodhimin e kanabisit, ndërsa Rama tha se në 8 vjet nuk PD nuk bëri asgjë për sektorin e bujqësisë.

Rama: Mirë që s’bëtë asgjë për të krijuar tregun e tokës, mirë që i latë fermerët në mëshirën, mire që nuk lëvizët as gishtin që t’i çonit ujin në parcela dhe nxorët jashtë perdorimit mijëra hektare për shkak të mungesës së ujit, por vini këtu dhe kërkoni llogari ndërkohë qe ne jemi nagazhuar në një bashkëpunim konkret me Universitetin Bujqësor me rektorin e universitet për ta rikthyer Universitetin Bujqësor në krye të detyrës së vet që nuk është thjesht të japë leksione me llafe, por të jetë një vend ku zhvillohen praktika të standaredeve europiane dhe ku referohet çdo sipërmarrës dhe fermer për të rritur cilësinë. Dua ta rinënvizoj se këtu s’mund të flisni sikur keni ardhur nga hëna, por nuk duhet të harroni se jeni shkatërruesit e shtetit dhe shkatërruesit në çdo sektor. Kur vini këtu mundohuni që përvec kritikave të jepni ndonjë ide konkrete sesi sipas jush u dashka bërë më mirë, nëse ne këtu po bëjmë gabim. Sa për kanabisin mos u shqetëso sepse nuk është sic thua ti. Referoju shifrave të eksporteve dhe do të shohësh se janë më të lartat ndonjëherë dhe janë produkte që tregtohen jashtë dhe skanë lidhje me kanabisin.

Paloka: Ajo çfarë është e rëndësishme me kanabisin, është e vërtetë janë rritur eksporetet më shumë se kurdoherë tjetër nga prodhimet bujqësore, është rritur eksporti i kanabist. Në 2 javë 20 ton kanabis të eksportuar, jot ë trafikuar. Ky është realiteti i bujqësisë Rama: E para e punës unë jam me partizanin, nuk jam me Ballin Kombëtar. E keni trajtuar shtetin si një pulë, qe e keni shqyer. Jeni pasardhësit e Ballit KOmbetar. Keni të drejtë ti dekoroni sepse jeni njësoj si ata. E dyta kur shkoni te varrezat e dëshmorëve dhe përkuleni, te partizanët shkoni përkuleni, me Saliun në krye, sepse nuk keni rrugë tjetër. Kthehemi tek bujqësia. Të gjithë ata që jetojnë në fshat janë më të mençuar sesa i kujtoni ju. Mencuria e tyre është më tepër e mjaftueshme për tju parë ju si vcirkun për të argëtuar kooperativën. Jeni një cirk që argëtoni njërzit në fshat, kur thoni ju është rritur taksa.

Artikulli paraprakMBËSHTETJE E INTEGRUAR PËR FËMIJËT E “ 3 DHJETORIT”
Artikulli tjetërA DO TI JAPE MERKEL RAMËS LAJMIN E ÇELJES SË NEGOCIATAVE?