Nisi me debat seanca parlamentare ku Kryeministri Edi Rama do të prezantojë programin e tij politik të qevrisë për 4 vitetet e ardhshme.

Debatet u bënë nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho dhe kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi. Spaho kërkoi fjalën por Ruçi tha se fjalën do e merrte pas fjalës së kryeministrit. Më pas pas disa minutave debat Ruçi i dha fjalën Spahos.

Edmond Spaho: “Mblidhni konferencën e kryetarëve për të përcaktuar modalitetin e debatit”

Pyetjet dhe diskutimi Pasdite do të ketë pyetje dhe diskutime dhe më pas do të marrë edhe votëbesimin e deputetëve.

Qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën pas betimit të anëtarëve të Këshillit të Ministrave tek Presidenti i Republikës, gjë që parashikohet të ndodhë pas kthimit të Ilir Metës nga Italia. Programi 28 faqesh nis me një përmbledhje të mandatit të shkuar (2013 – 2017) dhe më pas vijon me ndryshimet që pritet të sjellë qeveria në sektorë të ndryshëm si ekonomia, drejtësia, shëndetësia, turizmi e deri tek politikat e jashtme dhe integrimi europian.

Artikulli paraprakDROGË DREJT MALIT TË ZI, ARRESTOHET 25 VJEÇARI
Artikulli tjetërTEKSAS, AGRESORI VRET 7 PERSONA, MË PAS QËLLOHET NGA POLICIA