Ndryshe nga herët e tjera, si rrallë herë, opozita vijoi që të qëndronte në Kuvend ditën e sotme edhe pasi kryetari Gramoz Ruçi e mbylli seancën pas votimit të rendit të ditës.

Fillimisht opozita nuk lejoi që të kishte diskutime, pasi e bllokoi foltoren, ndërsa pas largimit të shumicës, qëndroi e vetme në Kuvend duke transmetuar fjalimet LIVE nga Facebook.

Mes deputetëve që morën fjalën ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili foli përballë deputetëve të opozitës, pasi qeveria dhe shumica u larguan.

Në fjalën e tij, Berisha tha se negociatat nuk do të hapen jo në qershor, por as në vitin 2020, ndërsa vijoi si gjithmonë akuzat për Ramën.

“Me Ramën Shqipëria nuk ka të ardhme Europiane. Jo nuk hapen negociata dhe për këtë që po bën Rama as në vitin 2020 nuk do të hapen negociatat. Me gjithë përpjekjet që ka bërë opozita..

A imagjinohet të hapen negociatat, kur ky mbron Tahirin dhe Xhafajn? Cilin dërgoni për të bindur Holandën, Geron Xhafën dërgoi!!! Fatmir Xhafën, njeriu që nuk ka fytyrë, ka mbajtur në parlament për një vit ligjin për kumbarin e vëllait dhe të ekstradimit të të vëllait.

Deklaron se teorikisht është subjekt i ligjit anti-mafia, por praktikisht jo. Ky njeri zgjidhet për të bindur Holandën. Jo, 18 dhe 19, por as edhe në 2020 nuk hapen negociatat.”

Artikulli paraprakPS VOTON LIGJET DHE LARGOHET, OPOZITA NË KUVEND, NOKA: JENI BATAKÇINJSH, DO U PËRMBYSIM
Artikulli tjetërXHAÇKA TAKON KOMANDANTIN E FORCAVE ALEATE NË EVROPË: KOMPANI PËR FORCAT E KFOR-IT