Imazhet e Kuvendit të Arbërit, një prej ngjarjeve më të rëdësishme të kombit shqiptar janë sjellë përmes telajos nga piktori Gjergj Kola. Pasi u ekspozuan në disa qytete të Italisë, dy veprat e punuara me mjeshteri u vendosen në kishen ku u mbajt Kuvendi i Arbërit në Mërqi të Lezhës, duke i dhënë më teper jetë këtij objekti historik i cili u restaurua në vitin 2023.
Prezantimi i këtyre dy pikturave u bë përmes nja aktiviteti, ku ishin të pranishem protagonistet e restaurimit të kishes dhe banor të zones.Ata vlerësuan punën e piktorit Gjergj Kola, i cili solli kuvendin e arbërit përmes këtyre dy veprave të jashtëzakonshme, të cilat plotësojnë projektin e nisur që prej vitit 2022.
Transformimi i qendres kushtuar Kuvendit të Arbërit e nxiti të realizojë këto piktura thotë piktori Gjergj Kola, i cli edhe pse jeton dhe punon prej shumë vitesh në Itali për asnjë çast nuk e harron vendlindjen.
Kuvendi Kishtar i Arbrit ishte një mbledhje e klerit katolik shqiptar, mbajtur më 14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit me përkrahjen e Papës me prejardhje shqiptare Klementi XI. Ndër vendimet kryesore ishin hapja e shkollave dhe botimet ne gjuhën shqipe, të cilat u zbatuan përgjatë shekujve të XVIII dhe XIX.