Maxhoranca ka miratuar në seancë plenare amendimet në ligjin që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Me 75 vota pro maxhoranca pranoi dekretin e presidentit të republikës, dhe menjëherë nisi votimin e amendimeve të saj për teatrin.

Sipas amendimeve të miratuara në Komisionin parlamentar të veprimtarisë prodhuese hapet gara për realizimin e projektit si dhe zhvillimin e zonës në qendër të kryeqytetit.

Shumica u tërhoq nga ligji i posaçëm i propozuar më parë nga Qeveria, pasi hasi në kundërshtime nga Komisioni Europian,

i cili në letrën dërguar autoriteteve shqiptare theksonte se i inkurajonte ato “që të ndjekin pajtueshmërinë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurojnë qasje jodiskriminuese në treg”.

Dje opozita e bashkuar i dërgoi një letër kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi ku i kërkonte të mos përfshijë në seancën e sotme ligjin për teatrin. Në letrën e përbashkët që dy kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës,

Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kanë dërguar Ruçit thuhet se “miratimi ‘pro’ i Dekretit të Presidentit, sjell automatikisht rrëzimin në tërësi të ligjit.” Po dje kreu i PD-së Lulzim Basha pati një takim me artistë, intelektualë e qytetarë për çështjen e Teatrit.

Pas takimit Basha iu bëri apel deputetëve të Rilindjes të mos e votojnë sot ligjin për Teatrin, një ligj antikushtetues sipas kreut të PD-së.

Votimi i amendimeve, tha Basha është një grusht shteti, ndërsa theksoi se të gjithë deputetët që do i votojnë do konsiderohen politikisht nga opozita si terroristë shtetërorë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-DINAMO, RIKTHEHET SUPERSFIDA POR JO NË ELITË
Artikulli tjetërARRESTIMET, MJEKËT: AKT I PAPRECEDENT, TË LIROHEN