Kuvendi i Republikës së Kosovës do te mblidhet sot në seancën e jashtëzakonshme, për shqyrtimin e Projektligjit nr. 06/L-060 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kështu ka vendosur dje kryesia e Kuvendit në një mbledhje të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare pas kërkesës së qeverisë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, të plotësuar edhe me një aneks-marrëveshje ndërmjet dy presidentëve, të Kosovës Hashim Thaçi dhe Malit të Zi Filip Vujanoviç.

Në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy presidentëve, thuhet se pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, të dy vendet do ta rishikojnë vijën kufitare dhe do të bëhen korrigjime nëse ka pasur lëshime.

Artikulli paraprakHAHN: SYNOJMË REKOMANDIMIN PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE ME SHQIPËRINË
Artikulli tjetërTRUMP KËRKON ARMATOSJEN E MËSUESVE PËR TË PARANDALUAR SULMET NË SHKOLLA