DEPUTETI ËSHTË ARRESTUAR NGA POLICIA E TIRANËS PAS SEANCËS SË KUVENDIT. Kuvendi i Shqipërisë vendosi të çojë sërish pas hekurave deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, këtë radhë për akuzat nga autoritetet belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999.

 Me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e opozitës dhe mazhorancës i dhanë aprovimin Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar deputetin e Shkodrës. Deputeti kristian-demokrat Mark Frroku mbërriti rreth orës 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë i shoqëruar nga 2 makina policie për tu bërë pjesë e seancës plenare. Frroku është ngjitur në foltoren e Kuvendit për të mbrojtur veten para kolegëve të tij. Duke i kërkuar të kenë durim për fjalimin e gjatë që kishte përgatitur, ai u shpreh edhe njëherë para deputetëve se nuk ka kryer asnjë vrasje në jetën e tij. Menjëherë pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llalla policia vuri sërish në pranga deputetin Mark Frroku këtë radhë në lidhje me akuzat e drejtësisë belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999.Autorizimi i Kuvendit me 113 votat pro të deputetëve mbërriti rreth orës 12:30 në Prokurorinë e Përgjithshme, ndersa vetem gjysme ore me pas u vu ne pranga.

Artikulli paraprakVOLEJBOLL, VLLAZNIA HUMBET TAKIMIN E PARË NË PLAY-OFF
Artikulli tjetër“LORO BORIÇI” STAR PLUS PUBLIKON DETAJET E PROJEKTIT