Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme plenare me një minutë heshtje në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga sulmi terrorist i një grupi serb në Banjskë më 24 shtator.

Sulmin ndaj policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë edhe efektivi Bunjaku e ka dënuar politika shqiptare. Ndërkohë edhe komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë që seanca e sotme nuk parashikohet të miratojë ndonjë ligj, pasi është një seancë tërësisht e dedikuar zgjedhësve.

Artikulli paraprakBLERJET E ENERGJISË, KESH 5 MILIONË EURO IMPORTE, PËR JAVËN E PARË TË TETORIT
Artikulli tjetërBRAÇE: T’I BËJMË PRESION EDHE NGA PARLAMENTI GREQISË QË TË MIRATOJNË SIGURIMET SHOQËRORE PËR SHQIPTARËT