Nisi në orën 10:00 seanca e Kuvendit për të votuar dekretin e shkarkimit të Fatmir Xhafës nga posti i Ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes të shtunën e kaluar.

Rama: Ky kuvend ka zgjedhur 7 presidentë të Republikës, shumë nga ne kemi votuar për Ilir Metën President. Atë ditë ne nuk e kishim shumicën absolute, që kemi sot. Por unë e kisha sidoqoftë bindjen e plotë se Meta ishte kandidatura më e përshtatshme.

Ai ka respektuar kushtetutën, ka peshuar fjalën dhe ka barazpeshuar qëndrimin. Por kemi një problem me presidentin që prej të shtunës mbrëma. Një problem i krijuar nga Presidenti në punën tonë, na ka mbledhur sot këtu.

Puna jonë është të hartojmë dhe miratojmë ligje dhe të qeverisim deri kur të kemi besimin e 71 deputetëve që e mishërojnë dhe ushtrojnë vullnetin e sovranit.

Ne kemi detyrën ta bëjmë këtë punë, pavarësisht nëse e kemi besimin e presidentit. Kushdo ka të drejtën e vet që të mos na besojë, të hidhet edhe përpjetë, kjo vlen edhe për presidentin.

Të 12 kompetencat e presidentit, ndër to nuk figuron kompetenca e refuzimit të kryeministrit dhe po njësoj të ministrave që gëzojnë besimin e kryeministrit. Nëse do të ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës nuk do e kishte lënë pa zbuluar edhe pse haptazi partiak.

Ai e firmosi dekretin me duart e lidhura nga kushtetuta, pasi u ka thënë copë. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për të refuzuar dekretin për ministrat. Letra e Metës që më ka ardhur të shtunën mbrëma. ‘kthim përgjigje për emërimin e Sandër Lleshajt.

Zoti kryeministër në përgjigje të shkresës suaj; u bëj me dije se, presidenti i Republikës nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës Sandër Lleshajt për ministër të Brendshëm, por nuk thotë ku mbështetet.

Në këto kushte Presidenti nuk mund ti përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj’ kjo është letra. Presidenti nuk ka të drejtë ka refuzojë, por ta dekretojë. Nuk kam asnjë objeksion se përse Sandër Lleshin u kërkuan letra pastërtie si për asnjë ministër në historinë e republikës, në adresa të pa shkelura nga postieri i Presidencës.

Mos është kjo pastërti kaq skënderbegase që e shqetëson Ilir Metën. Gjendja e dëshpëruar e opozitës dhe humbja e plotë e qetësisë e shqetëson me plotë të drejtë Presidentin. Për Lleshin asnjë vetë kinoshqupi nuk prodhoi ndonjë video, audio, apo ndonjë llaf goje, nuk janë pak si fillim i mbarë.

Nuk e kam humbur besimin se presidentin nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi këtë temë. Ashtu sikur nuk do e kisha humbur për drejtorin e SHISH. Realisht cdo reflektim pozitiv është për tú përshëndetur, aq më tepër Presidenti i republikës.

E përshëndes dekretin dhe e uroj kreun e ri të SHISH, për të filluar reformimin e thellë të institucionit. Ky lajm i parë i mëngjesit ma përforcoi.

Deklarata për drejtimin e vendit me Sekretar Partie është e pazakontë. Kjo kohë dhe ky vend imponojnë përqendrim te rrugëdalja pas refuzimit të paprecedent të kryeministrit. Është vendosur në pikëpyetje një ekuilibër i rëndësishëm i institucioneve.

Uroj që të mos ndodhë me qëllim e gjithë kjo. Shqipëria ka parë shumë më keq se kaq, që talleshin me Presidentët, apo i thonin Presidentit ‘horr bulevardi’, apo që betoheshin me mustaqe dhe shërbenin të rruar. Lleshaj si asnjë paraardhës i tij disponon certifikatë sigurie. I larguam nga koalicioni para një viti.

Krisja nuk është personale, as politike, por Kushtetuese dhe ne jemi këtu, do të bëjmë çmos për ta ngjitur në radhë të parë, uroj që Presidenti të gjë durimin dhe dëshirën për të mos e cuar krisjen në thyerje, që nuk do të jetë fundi i botës, por ta shmangim të gjithë bashkë.

Nëse Gjykata Kushtetuese nuk do të ishte në ndërtim nuk do të ishim para kësaj vështirësie, por fakti që mungon dhe punohet ditën dhe natën për ta bllokuar reformën në drejtësi nuk është mungesë e pakapërcyeshme.

Durimin për ti dhënë zgjidhjen në radhë të parë me mirëkuptim dhe e kemi, vendosmërinë për të arritur qëllimin është baza e ekzistencës, mbrojtja e kushtetutës. Nëse presidenti nuk do i mungojnë dëshira për mirëkuptim kjo krisje zhduket në pak kohë. Ne do i bëjmë hysmetin këtij procesi dhe do të vijojmë që të komunikojmë.

Kam një ndjesë, presidentin në radhë të parë është sajesë mediatike që përmes një gazetari në një klub mbrëmë shefi i kabinetit të presidentit ka hedhur dorashkën për tiu drejtuar kuvendit apo grupit për arsyen e vërtetë të dekretimit, që mos qoftë ajo që më kanë dëgjuar veshët me të, jam gati që të pranoj që kam unë probleme me veshët, se ma ka thënë presidenti mua. Mirë se të vini zoti President dhe të na rrëfeni.

Por larg qoftë ajo që më ka thënë mua, cdo gjë e pranoj, por jo një president qesharak të vendit tim. Sot votojmë shkarkimin e Xhafajt, më pas vendosim në qeveri ministrin e Brendshëm dhe do i japim ca ditë kohë jo vetëm presidentit që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar bindjen e plotë, por edhe vetes për të hedhur hapin tjetër.

7 ditët e pamjtueshme që mori Presidenti, mua më tepruan që Lleshi është njeriu i duhur, që vjen në kohën e duhur dhe gjendet në vendin e duhur si përfaqësues i shumicës së duhur.

Pas shkarkimit të Xhafës, kryeministri me një vendim të Këshillit të Ministrave do të emërojë Sandër Lleshin zv/ ministër për ta komanduar më pas Ministër të Brendshëm. E gjithë lëvizja me qëllim komandimin e Lleshit vjen pas refuzimit që Meta i bëri dekretit për ta emëruar.

Ilir Meta deklaroi se ‘nuk ka krijuar bindjen’ për ta dekretuar Lleshin duke mos dhënë asnjë arsye, ndërsa dje në zbardhjen e takimit të së dielës me kryeministrin Rama, Presidenca theksoi se kreu i shtetit është gati që ti japë shpjegime Kuvendit për vendimin.

Kjo është hera e parë që ndodh në Shqipëri, që një President të refuzojë dekretin për një ministër, ndërsa veprimi i kreut të shtetit ka hapur një debat nëse Presidenti ka kompetenca për një vendim të tillë.

Ndërkohë që pritet nëse dekretimi i Helidon Bendos në postin e kreut të SHISH do të zbusë tonet dhe ‘luftën’ mes qeverisë dhe Presidencës.

Artikulli paraprak“VITI I SKËNDERBEUT”/ PRESIDENTI META VIZITË ZYRTARE NË KALABRI
Artikulli tjetërBASHA NË MALIQ: OLIGARKËT E KONSIDEROJNË SHQIPËRINË ÇIFLIG TË TYRE