Gjatë seancës së zhvilluar këtë të enjte në Kuvend është miratuar ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Komisioni u miratua me 74 vota pro, teksa 12 vota ishin kundër dhe nuk u regjistrua asnjë abstenim.
Ngritja e Strukturës së Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion do të ketë objektiv sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Rithemelimi nuk e mbështeti ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, shumica e deputetëve kanë bojkotuar.
6 deputetë që ishin në sallë votuan kundër, ndërsa nuk kishte asnjë abstenim. Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion do të ketë 11 anëtarë, me një afat fillestar 10 mujor dhe sipas projektvendimit të publikuar një ditë para votimit në seancë plenare, anëtarët do të jenë kryetarët dhe zv. kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.