Kuvendi miraton me 100 vota 27 emrat e anëtarëve të Vettingut

 

 Kuvendi miraton 27 emrat e komisioneve të Vettingut. Në seancën e cila zgjati pak minuta, emrat e komisioneve të Vettingut me 100 vota pro, 2 kundër dhe 5 abstenim. Votë kundër emrave paralajmëroi ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u shpreh se lista ishte produkti i parë i marrëveshjes Rama-Basha. Kuvend, betohet Avokatja e Re e Popullit, votohet Bogdani Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot rreth orës 10:45 minuta në një sesion të jashtëzakonshëm nga kryeparlamentari Ilir Meta për të votuar kandidatët e institucioneve që do të bëjnë rivlerësimin (Vettingun) kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë. Institucionet e rivlerësimit janë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe komisionerët publikë. Është parashikuar që të shtunën parlamenti të zhvillojë dy seanca plenare. Seanca e pare u mbajt në orën 10:40, dhe zgjati as 20 minuta, ku u miratua me 92 vota pro anëtari i ri i Partisë Demokratike në Komisionin ad hoc me 12 anëtarë, Gert Bogdani i cili do të zëvendësojë deputeten Jorida Tabaku, e larguar për arësye shëndetësore.

Artikulli paraprakKOMISIONI AD HOC, ZGJEDH 12 KOMISIONERËT E PAVARUR TË KUALIFIKIMIT
Artikulli tjetërSHKATËRROHET BANDA E BANKOMATEVE: 1 NË PRANGA, 3 NË KËRKIM